Nr.  Prot.

Tiranë, më  19/05/2026

Formulari Nr. 1

FTESË PËR OFERTË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Emri FEDERATA SHQIPTARE E QITJES

Adresa Rruga Liman Kaba , Parku Olimpik , Feti Borova, Tirane 

E-mail info@fshqs.al 

Faqja e Internetit www.fshqs.al  

Nr. Telefonit 0696003696

Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit për blerjen e biletës së transportit ajror ndërkombëtar me objekt:

Fondi limit per kete prokurim eshte 245,000 leke.

“Blerje bilete udhëtimi ajror Tiranë (Shqiperi) – Frankfurt, (Gjermani) – Tiranë (Shqipëri)

për 5 (pese) persona.

Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi, me këto të dhëna (kërkesat specifike të objektit të prokurimit): 

Nisja: Tiranë – Frankfurt, Gjermani më 18/06/2026 ( orët e para të mëngjesit)

Kthimi: , Frankfurt, Gjermani – Tiranë më 22/06/2026 (ne Darke)

Në shërbimin e blerjes së biletës, përfshihet edhe asistenca dhe ndihma e nevojshme që duhet të ofrojë operatori ekonomik fitues, kundrejt personave udhëtues. Operatori fitues duhet të ofrojë çdo informacion të mundshëm, disponibilitet të menjëhershëm dhe asistencë të vazhdueshme, me qëllim mbarëvajtjen e udhëtimit në kushtet e situatës së pandemisë dhe/ose të problemeve të tjera teknike që lidhen me rezervimin.

  1. Çertifikatë Akreditimi ose një Vërtetim nga IATA (Internacional Air Transport Association);
  2. Rezervimin e Biletave sipas destinacionit dhe specifikimeve të kërkuara.

Sqarim i rëndësishëm: Sjellim në vëmendje të operatorëve ekonomikë, Njoftimin e Përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (nr. 25366 prot.) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik (nr. 8480 prot.) datë 30.12.2020, ku ndër të tjera percaktohet se: “Prej datës 1 Janar 2021 tatimpaguesit të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, kanë detyrimin ligjor që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura”.

Sa më sipër, autoriteti kontraktor nuk do të pranojë shërbim nga operatorë ekonomikë që nuk mundësojnë lëshimin e faturës elektronike. Operatori fitues do të duhet të konfirmojë dhe të bëjë të mundur lëshimin e faturës elektronike në vijim të shërbimit të kërkuar.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.

Duhet qe se bashku me oferten te dorezoj edhe ekstraktin dhe certifikaten e regjistrimit.

TITULLARI I AUTORITETIT KONTRAKTOR

Enkelejda Caushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *