FTESË PËR OFERTË

 Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri                            FEDERATA SHQIPTARE E QITJES

Adresa                         Rruga Liman Kaba , Parku Olimpik , Feti Borova, Tirane

E-mail                          info@fshqs.al

Faqja e Internetit        www.fshqs.al

Nr. Telefonit               0696003696

Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën për blerjen e biletës së transportit ajror ndërkombëtar me objekt:

 Oferta me e vogel do jete oferta fituese.

 “Blerje bilete udhëtimi ajror Tiranë (Shqiperi) – Tallin, (Estoni) – Tiranë (Shqipëri)

për 1 (nje) persone.

Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt, me këto të dhëna (kërkesat specifike të objektit:

Nisja: Tiranë – Tallin, Estoni më 23/08/2026

Kthimi: , Tallin, Estoni – Tiranë më 27/08/2026

Në shërbimin e blerjes së biletës, përfshihet edhe asistenca dhe ndihma e nevojshme që duhet të ofrojë operatori ekonomik fitues, kundrejt personave udhëtues. Operatori fitues duhet të ofrojë çdo informacion të mundshëm, disponibilitet të menjëhershëm dhe asistencë të vazhdueshme, me qëllim mbarëvajtjen e udhëtimit në kushtet e situatës së pandemisë dhe/ose të problemeve të tjera teknike që lidhen me rezervimin.

  1. Çertifikatë Akreditimi ose një Vërtetim nga IATA (Internacional Air Transport Association);
  2. Rezervimin e Biletave sipas destinacionit dhe specifikimeve të kërkuara.

Sqarim i rëndësishëm: Sjellim në vëmendje të operatorëve ekonomikë, Njoftimin e Përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (nr. 25366 prot.) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik (nr. 8480 prot.) datë 30.12.2020, ku ndër të tjera percaktohet se: “Prej datës 1 Janar 2021 tatimpaguesit të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, kanë detyrimin ligjor që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura”.

Sa më sipër, autoriteti kontraktor nuk do të pranojë shërbim nga operatorë ekonomikë që nuk mundësojnë lëshimin e faturës elektronike. Operatori fitues do të duhet të konfirmojë dhe të bëjë të mundur lëshimin e faturës elektronike në vijim të shërbimit të kërkuar.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë oferten e tij sa me te qarte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *