.                                                                              Tiranë, më  19/10/2026

FTESË PËR OFERTË

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:

Emri                            FEDERATA SHQIPTARE E QITJES

Adresa                         Rruga Liman Kaba , Parku Olimpik , Feti Borova, Tirane

E-mail                          info@fshqs.al

Faqja e Internetit        www.fshqs.al

Nr. Telefonit               0696003696

Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit për blerjen e biletës së transportit ajror ndërkombëtar me objekt:

 Sherbim transporti ajror  per ne Rome, Itali, per 1 persone ne datat 11 Dhjetor deri 15 Dhjetor 2026

Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi, me këto të dhëna (kërkesat specifike të objektit të prokurimit): 

Nisja: Tirane – Rome, Itali date 11/12/2026

Kthimi: Rome,Itali – Tirane më 15/12/2026

 Në shërbimin e blerjes së biletës, përfshihet edhe asistenca dhe ndihma e nevojshme që duhet të ofrojë operatori ekonomik fitues, kundrejt personave udhëtues. Operatori fitues duhet të ofrojë çdo informacion të mundshëm, disponibilitet të menjëhershëm dhe asistencë të vazhdueshme, me qëllim mbarëvajtjen e udhëtimit në kushtet e situatës së pandemisë dhe/ose të problemeve të tjera teknike që lidhen me rezervimin.

  1. Çertifikatë Akreditimi ose një Vërtetim nga IATA (Internacional Air Transport Association);
  2. Rezervimin e Biletave sipas destinacionit dhe specifikimeve të kërkuara.

 Sqarim i rëndësishëm: Sjellim në vëmendje të operatorëve ekonomikë, Njoftimin e Përbashkët të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (nr. 25366 prot.) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik (nr. 8480 prot.) datë 30.12.2020, ku ndër të tjera percaktohet se: “Prej datës 1 Janar 2021 tatimpaguesit të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, kanë detyrimin ligjor që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura”.

Sa më sipër, autoriteti kontraktor nuk do të pranojë shërbim nga operatorë ekonomikë që nuk mundësojnë lëshimin e faturës elektronike. Operatori fitues do të duhet të konfirmojë dhe të bëjë të mundur lëshimin e faturës elektronike në vijim të shërbimit të kërkuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *